Janevska: Jam e lumtur që sot filloi gjysmëvjetori i dytë, është e nevojshme të respektohet rendi në arsim
- – Unë jam shumë e lumtur që gripi nuk arriti përmasa të tilla dhe që nxënësit sot mund ta fillojnë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Shkup, 20 janar 2026 (MIA) – Unë jam shumë e lumtur që gripi nuk arriti përmasa të tilla dhe që nxënësit sot mund ta fillojnë gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Në një emision në Radio-Televizionin e Maqedonisë sot paradite, ajo tha se te ne është e “nevojshme pak më shumë të vendoset rend” sepse nxënësit tanë edhe ashtu kalojnë më pak orë në mësim.
Porosia e ministres vijon pasi këto ditë në publik ishte aktuale pyetja nëse do të vazhdojë pushimi dimëror për shkak të rritjes së të sëmurëve nga gripi.
Siç tha në intervistën për RTM1, të gjitha hulumtimet e mundshme, edhe në botë, edhe te ne, tregojnë se sa më shumë fëmijët janë në bankat shkollore, aq më i madh është rezultati i tyre, gjegjësisht aq më shumë fitojnë njohuri, aftësi, kompetenca.
“Nxënësit tanë deri në 15 vjet kanë 900 orë më pak se moshatarët e tyre në Bashkimin Evropian, standardet e të cilëve ne duam t’i arrijmë dhe duam të përfshihemi në atë klub. Por, ne, më të moshuarit, dhe prindërit duhet ta dinë se është e nevojshme të respektohet rendi në arsim”, shtoi Janevska.
Nxënësit sot e filluan gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2025/2026, pas pushimit dimëror trijavësh. fc/
Foto: printskrin/RTM1