• петок, 21 февруари 2025

Janevska: Alarmet janë të rreme, nxënësit janë kthyer në mësim

Janevska: Alarmet janë të rreme, nxënësit janë kthyer në mësim

Shkup, 7 shkurt 2025 (MIA) - Alarmet për bomba në shkolla janë të rreme, konfirmuan kontrollet e MPB-së. Nxënësit janë kthyer në mësime dhe gjithçka është nën kontroll, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Në konferencë për mediat paradite, ajo kumtoi se mëngjesin e sotëm MASH ka formuar një grup ndërsektorial për t'u përballur me efikasitet më të madh me situatën pas paralajmërimeve për mjete të vendosura shpërthyese në disa shkolla fillore dhe të mesme sot.

"Të gjitha alarmet janë të rreme dhe nxënësit janë kthyer në mësime", tha Janevska.

E falënderoi MPB-në për reagimin e shpejtë dhe theksoi se i vjen keq që dikush "luan me fëmijët kështu". U ka bërë thirrje udhëheqësve të shkollave që alarmet t'i raportojnë në MPB dhe të ndjekin protokollet e policisë.

Siç tha, sipas informacioneve fillestare, alarmet nuk janë pranuar në mejle zyrtare, por private, prandaj, tha, ato nuk duhet të përdoren.

Kumtoi se siguria është ngritur në një nivel më të lartë me konfirmim të dyfishtë gjatë përdorimit të adresave elektronike zyrtare.

Ju rekomandoj komunave që nëse kanë mundësi, të kenë siguri fizike dhe video mbikëqyrje nëpër shkolla, ndërsa në shkolla të kenë më shumë kujdes se kush dhe si hynë në këtë periudhë të ndjeshme.

Në pyetjen nëse ka të dhëna se kush i dërgon alarmet, Janevska u përgjigj se për këtë është përgjegjës MPB-ja, por se MASH është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.

Ministrja u bëri apel, veçanërisht prindërve, të ndihen të sigurt, sepse, tha, janë ndërmarrë të gjitha masat. rq/bsh/

Foto: MIA

Тагови

Остани поврзан