• петок, 20 февруари 2026

Janë konstatuar tre kandidatë për anëtarë të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Janë konstatuar tre kandidatë për anëtarë të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjen e sotme e konstatoi propozimin për kandidatë për anëtarë të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Ata janë juristi i diplomuar Mile Stojanovski dhe Natasha Amdiju, magjistre e shkencave juridike, të propozuar nga VMRO-DPMNE, si dhe Xhihan Ahmed, juriste e diplomuar dhe magjistre e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, propozuar nga VLEN-i.

Në konkursin për anëtarë të rinj të KPMD aplikuan 19 kandidatë, nga të cilët 14 i plotësuan kushtet. Komisioni për çështje të zgjehdjeve dhe emërimeve dje mbajti debat publik për të caktuar propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të KPMD-së. Kandidatët e shpjeguan kandidaturën e tyrepërmes prezantimit dhe përgjigjeve në pyetjet nga deputetët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare.

Në mesin e të paraqiturve për anëtarë të rinj të KPMD-së ishin edhe Limko Bejzaroski, i cili është anëtar aktual i KPMD-së, Kire Vasilev, Usein Elezoski, Meri Ivanovska, Zaklina Damcheska, Shemsi Salai, Goran Neshevski, Nesime Jashari Ljuma, Irfan Limani, Daniela Stojanovska Dzingovska dhe Elita Shuki.

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, kërkoi pauzë të shkurtër për ta shqyrtuar më mirë propozimin për kandidatin Xhihan Ahmed, ndërsa në vazhdim të mbledhjes vlerësoi se kishte kandidatë shumë më të përgatitur se ajo.

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, iu përgjigj Llukarevskës se kandidatja Ahmed dje, siç tha, pati një incident me një nga kandidatët dhe erdhi nervoze në mbledhje, prandaj, tha ai, ajo pati vështirësi për t'iu përgjigjur disa pyetjeve.

Komisioni përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët i zgjedh dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e Komisionit zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Gjatë zgjedhjes së përbërjes së parë të Komisionit në përputhje me këtë ligj, katër anëtarë zgjidhen për mandat prej pesë vitesh, ndërsa tre anëtarë për mandat prej tre vitesh, me të drejtë rizgjedhjeje të mëvonshme. Nga radhët e anëtarëve të zgjedhur për mandat prej pesë vitesh, Komisioni zgjedh kryetar për mandat prej një viti, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Për anëtar të Komisionit mund të zgjidhet person i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut; të ketë 240 kredi sipas EKTS-së ose shkallën VII/1 të arsimit dhe të ketë minimum shtatë vjet përvojë pune nga sfera e të drejtave të njeriut prej të cilave pesë vjet në sferën e barazisë dhe mos diskriminimit; në momentin e zgjedhjes me aktvendim të plotfuqishëm gjyqësor të mos i shqiptohet dënim me burg prej mbi gjashtë muaj ose ndalesë për kryerje të profesionit, veprimtarisë ose detyrës dhe të mos jetë bartës i ndonjë funksioni në parti politike. ab/

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан