Janë djegur makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës
- Mëngjesin e sotëm në ora 05:05 janë djegur dy makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës, informuan nga NJTZ Strumicë.

Strumicë, 17 shkurt 2025 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në ora 05:05 janë djegur dy makina të dëmtuara në afërsi të spitalit të Strumicës, informuan nga NJTZ Strumicë.
Sipas informacioneve, për shuarjen e automjeteve të djegura kanë ndërhyrë me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarrfikës.
Në informacionin shtohet se zjarri është lokalizuar dhe është shuar menjëherë pas mbërritjes dhe u parandalua përhapja e tij në objektet përreth.
Është kryer inspektim në vendin e zjarrit, ndërsa arsyet do të hetohen. ls/
Foto: NJTZ Strumicë