• сабота, 16 мај 2026

Jamali me porosi pas lëndimit

Jamali me porosi pas lëndimit

Barcelonë, 24 prill 2026 (MIA) - Reprezentuesi spanjoll dhe futbollist i Barcelonës, Lamin Jamal u lëndua në ndeshjen e fundit t, Barcelonës të mërkurën kundër ekipit Selta. Sipas peshës së lëndimit, për të sezoni ka përfunduar, ndërkaq futbollisti i ri në rrjetin social Instagram shkroi:

"Për shkak të lëndimit më duhet të bëj pauzë në momentin kur më së shumti desha të jem në terren. Nuk dhemb ajo që nuk mund t'u ndihmoj bashkëlojtarëve. Por, do të jem këtu afër tyre, afër terrenit, do t'i mbështes. Ky nuk është fundi, vetëm pauzë dhe do të kthehem më i fuqishëm dhe sezoni i ri do të jetë më i mirë. Ju falënderoj të gjithëve për porositë, rroftë Barcelona".

Barcelona është një hap drejt titullit në Spanjë, ndërkaq pritet Jamal të jetë i gatshëm për reprezentacionin spanjoll në Kampionatin botëror. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан