• петок, 18 октомври 2024

Jakimovski: Në shkurt për të gjitha dhjetë shkollat nga MASH janë marrë dy milionë denarë, ndërsa vetëm për një shkollë fatura është rreth 540 mijë denarë

Jakimovski: Në shkurt për të gjitha dhjetë shkollat nga MASH janë marrë dy milionë denarë, ndërsa vetëm për një shkollë fatura është rreth 540 mijë denarë

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, sot sërish i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ta plotësojë obligimin ligjor dhe tërësisht t'i paguajë shpenzimet për ngrohje në dhjetë shkolla të Komunës.

Sipas Jakimovskit, MASH nuk ka siguruar mjete të mjaftueshme për funksionimin e shkollës në Komunën e Karposhit, për të cilën, thotë përgjegjësia është e ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska ta bëjë këtë. Vitin e kaluar, theksoi, për ngrohje në shkolla Komuna ka paguar gjashtë milionë denarë, derisa këtë vit nuk do të paguajë 8 milionë e 300 mijë denarë.

"Të gjitha obligimet për funksionimin e shkollave, që do të thotë shpenzime për energji elektrike, furnizim me ujë, mbeturina etj janë në kompetencë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe fakti që Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka siguruar para të mjaftueshme nga buxheti për shkollat ​​në Komunën e Karposhit është përgjegjësi vetëm e ministres. Nuk e di pse po ia kalon topin vetëqeverisjes lokale duke më quajtur "mund t’ia kisha dalë". Këtu nuk na duhet zgjidhje, duhet që ministrja e Arsimit t'i sigurojë paratë që fëmijët të kenë ngrohje normale si të gjithë fëmijët në botë", tha Jakimovski.

Kjo vjen pas deklaratës së sotme të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për borxhin e shkollave në Komunën e Karposhit, thotë se "ai është shumë i aftë dhe do të gjejë mënyrë për t'i ngrohur shkollat".

"Ministrja më mësoi mua so t'i menaxhoj paratë. Paratë që ajo më lëshoi janë transferuar te shkollat, ç'farë të menaxhoj? Vullnetarisht paraqitem të shkoj në orë te ministrja "severxhanka" të më sqaroj se si t'i menaxhoj paratë. Është e thjeshtë, shkollat kanë harxhuar dhjetë banka, ndërsa ajo ka dhënë dy banka", thotë Jakimovski.

Në muajin shkurt, shtoi se Komuna ka marrë gjithsej dy milionë denarë, përkatësisht nga 200 mijë denarë për çdo shkollë, ndërsa siç tha, për një shkollën fatura është rreth 540 mijë denarë.

"Në shkurt janë pranuar gjithsej dy milionë denarë për të gjitha shkollat, gjegjësisht dhjetë shkolla kanë marrë nga 200 mijë denarë, kurse vetëm për një shkollë fatura është rreth 540 mijë denarë. Si ta rregullojmë pjesën tjetër? Nëse është detyrimi im që komuna të paguajë ngrohjen, pse atëherë Ministria jep para, dhe nëse është detyrim i saj që të mbulojë shpenzimet e ngrohjes, atëherë pse kërkon që komuna të japë para për ngrohje dhe pse komunat tjera nuk e shpenzojnë buxhetin për ngrohje, por kjo duhet të bëhet vetëm nga Komuna e Karposhit", ka qenë vendimtar Jakimovski.

Për të ulur shpenzimet në shkolla, shtoi ai, të gjitha shkollat ​​në komunë janë rikonstruktuar. sa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан