Izraeli nesër do të lirojë 90 të burgosur palestinezë
- Izraeli nesër gjatë ditës do të lirojë 90 të burgosur palestinezë, si pjesë të marrëveshjes për armëpushim me Hamasin.

Tel Aviv, 31 janar 2025 (MIA) - Izraeli nesër gjatë ditës do të lirojë 90 të burgosur palestinezë, si pjesë të marrëveshjes për armëpushim me Hamasin.
Nga të burgosurit, të cilët do të lirohen, nëntë janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa 81 po vuajnë dënime të gjata, njoftoi Al Xhazira.
Hamasi, megjithatë, publikoi emra të tre pengjëve izraelitë, të cilët nesër do të lirohen në kuadër të armëpushimit me Izraelin.
Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida, në "Telegram" kumtoi se do të lirohen Ofer Kalderon, Kit Sigel dhe Jarden Bibas.
Autoritetet izraelite konfirmuan se e kanë marrë listën me emrat e tre pengjëve, duke theksuar se bëhet fjalë për burra, njoftoi "Tajms of Izrael". bsh/
Foto: Arkiv