• сабота, 22 февруари 2025

Izraeli kërkon edhe 30 ditë të tjera për tërheqjen e plotë nga Libani

Izraeli kërkon edhe 30 ditë të tjera për tërheqjen e plotë nga Libani

Tel Aviv, 23 janar 2025 (MIA) - Izraeli kërkon nga SHBA-ja edhe 30 ditë të tjera për të tërhequr trupat e tyre nga Libani jugor, disa ditë para afatit 60-të ditor të përcaktuar në marrëveshjen për armëpushim me Hezbollahun, publikoi "Tajms of Izrael".

Sipas kushteve të marrëveshjes për armëpushim të 27-të nëntorit, Forcat mbrojtëse të Izraelit (IDF) duhet t'ua dorëzojnë të gjitha pozicionet e tyre në Libanin jugor Forcave të armatosura Libaneze deri më 26 janar.

Megjithatë, në javët e fundit, Izraeli ka vlerësuar se forcat libaneze po vendosen shumë ngadalë në të gjithë rajonin, gjë që ka rezultuar në vonimin e tërheqjes së IDF.

Duke cituar burime të njohura me këtë çështje, gazeta izraelite "Harec" shkruan se SHBA-ja dhe Franca po diskutojnë për zgjatjen e kërkuar me autoritetet izraelite dhe libaneze.

Burimi vlerëson se Franca nuk e sheh problem miratimin e zgjatjes, për sa kohë që palët e tjera bien dakord. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан