• сабота, 22 февруари 2025

Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës

Izraeli i heq vizat për qytetarët e Kosovës

prishtinë, 5 shkurt 2025 (MIA) - Ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tamara Zhiv deklaroi se vendi zyrtarisht i heq vizat për qytetarët e Kosovës.

Marrëveshja për heqje të vizave është ratifikuar në përvjetorin e katërt të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

"Të dielën kur shënohet katër vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, Izraeli dhe Kosova e ratifikuam Marrëveshjen për heqje të vizave. Duke filluar nga 5 maji i vitit 2025, qyetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë", deklaroi Zhiv në rrjetin social "X".

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike pas nënshkrimit të Marrëveshjes nga Uashingtoni në vitin 2020. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан