Izraeli e ka anuluar lirimin e të burgosurve palestinezë për shkak të "ceremonive poshtëruese"
- Autoritetet izraelite njoftuan sot në mëngjes se e anulojnë lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë si pjesë e shkëmbimit me Hamasin derisa të marrin garanci se do të ndërpriten "ceremonitë poshtëruese" që Hamasi i mban gjatë dorëzimit të pengjeve, shkruan "Tajms of Izrael.

Tel-Aviv, 23 shkurt 2025 (MIA) - Autoritetet izraelite njoftuan sot në mëngjes se e anulojnë lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë si pjesë e shkëmbimit me Hamasin derisa të marrin garanci se do të ndërpriten "ceremonitë poshtëruese" që Hamasi i mban gjatë dorëzimit të pengjeve, shkruan "Tajms of Izrael.
"Në kushte të shkeljeve të përsëritura të Hamasit - duke përfshirë ceremonitë që poshtërojnë dinjitetin e pengjeve tanë dhe përdorimin cinik të pengjeve tanë për qëllime propagandistike - është vendosur të shtyhet lirimi i terroristëve, i cili ishte planifikuar për dje, derisa lirimi i ardhshëm i pengjeve të garantohet dhe pa ceremoni poshtëruese", deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Deklarata nga Kabineti i Netanjahut është publikuar pasi që mbi 600 të burgosur thuhet se kishin hipur tashmë në autobusë për t'u larguar nga burgu Ofer, në atë që do të ishte lirimi më i madh njëditor i fazës së parë të armëpushimit në Gaza. Në vend të kësaj, të burgosurve iu tha të zbrisnin dhe lirimi i tyre u shty për një kohë të pacaktuar. mb/
Foto: EPA