Izrael: Lista e Hamasit tregon se tetë nga 33 pengjet që duhet të lirohen janë të vdekur
- Izraeli sot kumtoi se lista e grupit palestinez Hamas tregon se tetë nga 33 pengjet që duhej të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit në Gazë janë të vdekur.

Gazë, 27 janar 2025 (MIA) - Izraeli sot kumtoi se lista e grupit palestinez Hamas tregon se tetë nga 33 pengjet që duhej të liroheshin në fazën e parë të armëpushimit në Gazë janë të vdekur.
Zëdhënësi i qeverisë Dejvid Mencer sot deklaroi se Hamasi ka informuar se 25 të tjerët ishin gjallë. Izraeli njoftoi mbrëmë se kishte marrë një listë nga Hamasi me informacione për gjendjen e pengjeve.
Izraeli paralajmëroi më parë se raundi tjetër i lirimeve të pengjeve do të jetë të enjten, ndërsa më pas i radhës do të jetë të shtunën. Deri më tani, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të dielën, më 19 janar, ka pasur dy raunde të shkëmbimit të pengjeve për palestinezët e mbajtur në burgjet izraelite.
Rreth 90 pengje ende mbahen në Gazë.
Para këtij njoftimi, Izraeli kumtoi se beson se të paktën 35 janë të vdekur. ls/
Foto: EPA