• петок, 21 февруари 2025

Italia nuk e ka nënshkruar deklaratën e vendeve-anëtare të GJPN-së me të cilën dënohen sanksionet amerikane ndaj gjykatës

Italia nuk e ka nënshkruar deklaratën e vendeve-anëtare të GJPN-së me të cilën dënohen sanksionet amerikane ndaj gjykatës

Romë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Italia nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët të vendeve-anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), me të cilën kritikohet vendimi i SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj gjykatës, transmeton Ansa.

Ndër 97 vendet-anëtare që nënshkruan deklaratën janë Franca, Gjermania, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në deklaratë theksohet se sanksionet e vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, "do të rrezikonin seriozisht të gjitha rastet aktualisht nën hetim, pasi GJPN-së mund t'i duhet të mbyllë zyrat e saj në terren". mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан