• петок, 20 февруари 2026

Ish-presidenti jugkorean Jun u dënua me pesë vite burg për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Ish-presidenti jugkorean Jun u dënua me pesë vite burg për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Seul, 16 janar 2026 (MIA) - Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol sot u dënua me pesë vite burg për shkak të vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga fundi i vitit 2024.

Ky është dënimi i parë në tetë procedurat ndëshkuese që po zhvillohen kundër Jun. Ai u dënua edhe rreth aktakuzave të tjera, përfshirë edhe atë për rezistim gjatë arrestimit. Aktakuza më e rëndë, për të cilën po zhvillohet procedurë e veçantë, është kryeismi i rrebelimit, për çka është paraparë edhe dënimi me vdekje.

Jun u revokua, arrestua dhe ndërrua nga funksioni i presidentit pasi që në dhjetor të vitit 2024 vendosi gjendje të jashtëzakonshme, që shkaktoi protesta masive.

Ish-presidenti i Koresë së Jugut pohon se nuk ka planifikuar që vendi të ishte për gjatë kohë nën adminsitrim ushtarak, por dekreti i tij ishte dedikuar "vetëm për informim të popullit për rrezikun nga parlamenti i kontrilluar liberal i cili i bëri obstruksion agjendës së tij".

Sipas hetuesve, dekreti ishte tentim për prëforcim të pushtetit të tij. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан