Ish ministri i Sigurisë së BeH-së është rrahur nga sulmues të maskuar
- Ish ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Dragan Mektiq, u sulmua dhe rrahur nga disa persona të panjohur para shtëpisë së tij në qytetin Përnjavor.

Sarajevë, 6 shkurt 2025 (MIA) - Ish ministri i Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Dragan Mektiq, u sulmua dhe rrahur nga disa persona të panjohur para shtëpisë së tij në qytetin Përnjavor.
Ai informoi se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 dhe rasti është denoncuar në polici, e cila është në kërkim pas autorëve. Gjyqtari hetimor sulmin e ka cilësuar si vepër penale lëndim trupor.
Mektiq për portalin Kliks deklaroi se sulmuesit ishin të maskuar dhe kanë qëndruar në hyrje të ndërtesës, në të cilën ka jetuar.
Ai tha se po kthehej nga një darkë me familjen. Ish ministri boshnjak thekson se absolutisht nuk ka asnjë problem me askënd, as nuk ka marrë këcënime.
"E vërejta një veturë se si më ishte 'ngjitur', e më pas më tejkaloi në një kthesë të mprehtë. Më erdhi pak e çuditshme. Kur mbërrita para ndërtesës dhe e parkova veturën, u nisa drejt hyrjes dhe më takuan dy perosna të maskuar", sqaron Mektiq.
Ai thotë se menjëherë e kanë sulmuar dhe kanë filluar ta godasin me grushta në kokë. Kur ai ra në tokë, ata kanë vazhduar ta godasin.
"Unë mbaja një çantë dhe mendova se donin të më grabisnin, por nuk morën asgjë. Ata u larguan pas sulmit", shtoi ai.
Policia tani po nxjerr pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zonën më të gjerë për të identifikuar sulmuesit.
Prokurori kujdestar e cilësoi sulmin ndaj Mektiqit si vepër penale lëndim trupor dhe urdhëroi hetim të mëtejshëm. qa/bsh/
Foto: Uikipedia