Ish kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Vladimir Pançevski, kandidoi në shpalljen për prokuror publik shtetëror
- Ish kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Vladimir Pançevski kandidoi në shpalljen për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e shpalli Kuvendi.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Ish kryetari i Gjykatës Themelore të Shkupit, Vladimir Pançevski kandidoi në shpalljen për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që e shpalli Kuvendi.
Në kandidimin e Pançevskit të dorëzuar sot në Kuvend citohet se ai i plotëson të gjitha kushtet ligjore për kryerjen e detyrës si prokuror publik shtetëror.
"Përveç kësaj ai te organet kompetente dorëzoi edhe propozim-dokumentacion për plotësimin e kushteve të përgjithshme të konfirmuara në nenin 61 të Ligjit për Prokurorinë Publike, si dhe dëshmi për plotësimin e kushteve të veçanta nga neni 62 paragrafi 1 alinea 1 e këtij ligji", citohet në paraqitjen e Paneçevskit në Kuvend.
Lupço Kocevski në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje të parevokueshme nga detyra e prokurorit publik shtetëror. Deri në zgjedhjen e u.d. të ri është zgjedhur Anita Topolova Isajlovska, ish zëvendësprokurore publike.
Deri tani kandidaturën e tij për këtë pozicion e ka shpallur edhe ish prokurori i lartë publik në Prokurorinë e Lartë Publike, Mustafa Hajrullahi. sa/
Foto: MIA arkivi