• сабота, 22 февруари 2025

Ish kryeministri turk Ahmet Davutogllu propozoi Rripi i Gazës t'i bashkohet Turqisë

Ish kryeministri turk Ahmet Davutogllu propozoi Rripi i Gazës t'i bashkohet Turqisë

Ankara, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ish kryeministri turk Ahmet Davutogllu propozoi sot të mbahet referendum në Rripin e Gazës për bashkimin e enklavës palestineze ndaj Turqisë, njoftoi televizioni turk, Haberturk.

Davutogllu, i cili tani është kryetar i Partisë së Ardhmërisë, përkujtoi se territoret palestineze kanë qenë pjesë e Perandorisë otomane.

Ai e dha këtë propozim si përgjigje të planit të presidentit amerikan, Donald Tramp për Gazën, i cili parashikon shpërnguljen e palestinezëve.

"Atë që Trampi me të vërtetë e dëshiron është t'i ndërmarrë fushat e gazit natyror, në të cilat të drejtë kanë palestinezët. Shteti i fundit legjitim i banorëve të Gazës ishte Perandoria oromane. Ne jemi shtet legjitim trashëgimtar i Perandorisë otomane. Le të bëjnë referendum banorët e Gazës dhe ta bashkojnë ndaj Republikës së Turqisë si rajon autonom derisa nuk formohet shteti palestinez", tha Davutogllu.

"Nëse Amerika do të vijë dhe do ta ndërmerr Gazën, e ne nuk do t'i mbrojmë njerëzit në Gazë?", pyeti Davutogllu. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан