• сабота, 22 февруари 2025

Irani zgjedhet kryesues me grupin aziatik-paqësor të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut

Irani zgjedhet kryesues me grupin aziatik-paqësor të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut

Teheran, 22 janar 2025 (MIA) - Irani është zgjedhur kryesues me grupin aziatik-paqësor të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut. Grupi aziatik-paqësor është më i madh në Këshillin për të drejtat e njeriut.

Përgjegjësitë e Iranit do të përfshijnë koordinimin dhe kahëzimin e aktiviteteve të grupit gjatë takimeve të Këshillit për të drejtat e njeriut. Republika Islamike do të merret edhe me çështje të lidhura me Zyrën e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut.

Ambasadori i Irani dhe përfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatat Ndërkombëtare në Gjenevë, Ali Bahreini do të obligohet për kryesimin e Iranit.

Kryesimi i Iranit me grupin fillon këtë javë dhe do të zgjasë deri në fund të vitit.

Për këto detyra do të jetë përgjegjës Ali Bahreini, ambasadori iranian dhe përfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare në Gjenevë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан