• сабота, 07 март 2026

Irani mohon se në tërësi e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, e mbyllur vetëm për anije amerikane dhe izraelite

Irani mohon se në tërësi e ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, e mbyllur vetëm për anije amerikane dhe izraelite

Teheran, 7 mars 2026 (MIA) – Irani mohon se në tërësi e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, rutë jetike globale për eksport të naftës së papërpunuar, informon DPA.

Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abollafëzll Shekarçi, mbrëmë në televizionin shtetëror deklaroi se Ngushtica e Hormuzit nuk është bllokuar. 

“Të gjitha anijet kanë leje që të kalojnë, përveç anijeve amerikane dhe izraelite. Ato nuk kanë punë aty”, tha Shekarçi. 

Megjithatë, ai e pranoi se në kohë lufte është e pamundur të garantohet se të gjitha anijet do të shmangin probleme. 

Sipas vëzhguesve ushtarakë amerikanë, trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është zvogëluar me rreth 90 për qind. Për sa kohë që aftësitë ushtarake të Iranit e lejojnë, vendi do të vazhdojë të përpiqet të ndërpresë transportin detar përmes ngushticës, vlerëson Instituti Amerikan për Studimin e Luftës në analizën e tij për situatën në Lindjen e Mesme.

Veprimet në Ngushticën e Hormuzit janë pjesë e strategjisë së Iranit për t'u imponuar shpenzimet e luftës vendeve të Gjirit Persik, vëren DPA. Ngushtica është pika më e rëndësishme strategjike për tregtinë botërore të energjisë. Është e vetmja lidhje midis Gjirit Persik dhe oqeaneve të botës.

Prodhuesit kryesorë të naftës dhe gazit natyror gjenden në afërsi të Gjirit Persik, duke i përfshirë jo vetëm Iranin, por edhe Arabinë Saudite, Irakun, Kuvajtin, Katarin, Bahrejnin dhe EBA-n. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан