Sulm i Iranit ndaj bazës "Princ Sulltan": Plagosen 12 ushtarë amerikan
- Të paktën 12 ushtarë amerikan u plagosën gjatë një sulmi iranian me raketë ndaj bazës së aviacionit "Princ Sulltan" në Arabinë Saudite, njoftuan mediat perëndimore, duke i'u referuar përfaqësuesve zyrtar të SHBA-së.
Riad, 28 mars 2026 (MIA) - Të paktën 12 ushtarë amerikan u plagosën gjatë një sulmi iranian me raketë ndaj bazës së aviacionit "Princ Sulltan" në Arabinë Saudite, njoftuan mediat perëndimore, duke i'u referuar përfaqësuesve zyrtar të SHBA-së.
Gjatë sulmit, në të cilin u përdorën raketa dhe dronë, u dëmtuan disa aeroplanë amerikan të furnizimit me karburant, ndërsa dy ushtarë kanë marrë lëndime të rënda.
Në internet u publikuan edhe pamje satelitore ku shihet dëmtimi i aeroplanëve.
Ky incident vjen vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit Donald Tramp se Irani është "mposhtur" dhe pohimi i ministrit të Mbrojtjes Pit Hegset se forcat iraniane janë neutralizuar me efikasitet të paparë.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTKOM) kumtoi se në konfliktin, i cili zgjat pothuajse një muaj, deri tani janë plagosur mbi 300 ushtarë amerikan. Shumica janë kthyer në detyrë, por 30 persona ende janë jashtë sistemit, nga të cilët dhjetë llogariten me lëndime të rënda. Kjo nuk është hera e parë që baza "Princ Sulltan" të jetë shënjestër e sulmeve iraniane. sa/