• петок, 17 април 2026

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Libanin jugor

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet izraelite në Libanin jugor

Bejrut, 16 prill 2026 (MIA) - Të paktën 11 persona, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Libanin jugor sot, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Agjencia shtetërore e lajmeve libaneze (NNA) raportoi se Izraeli ka kryer disa sulme në Libanin jugor sot, përfshirë një pranë fshatit Kasmia, në të cilin u plagosën 15 persona.

Një zyrtar i lartë i sigurisë libaneze më parë deklaroi se ura e fundit që lidh Libanin jugor me pjesën tjetër të vendit ishte shkatërruar në një sulm izraelit. Zyrtari tha se ura ishte aq e dëmtuar në sulmin izraelit saqë ishte e pamundur të riparohej. Skaj njuz raporton se bëhet fjalë për urë Al-Kasmia.

Media izraelite raportoi se kabineti izraelit i sigurisë po shqyrton një armëpushim njëjavor në Liban për shkak të presionit nga SHBA-ja, por se ushtria izraelite vazhdoi të godiste objektivat e grupit militant Hezbollah në Libanin jugor që nga mëngjesi i sotëm. mb/

Foto: DPA

Остани поврзан