"Nju-Jork Tajms": Elon Mask u përfshi në bisedat diplomatike të Trampit me Indinë
- Miliarderi Ilon Mask të martën u përfshi në bisedën telefonike mes presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe kryeministrit indian Narendra Modi në lidhje me luftën në Iran, publikoi "Nju-Jork Tajms", duke i'u referuar burimeve të tij.
Nju-Jork, 28 mars 2026 (MIA) - Miliarderi Ilon Mask të martën u përfshi në bisedën telefonike mes presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe kryeministrit indian Narendra Modi në lidhje me luftën në Iran, publikoi "Nju-Jork Tajms", duke i'u referuar burimeve të tij.
Aktualisht nuk dihet pse Masku ka marrë pjesë në bisedë dhe nëse ka folur, citon gazeta amerikane.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, në pyetjen për ta komentuar informacionin, vetëm tha se presidenti Tramp mban marrëdhënie të shkëlqyera me kryeministrin Modi dhe se biseda e tyre ishte e frytshme. sa/
foto: arkivi