• петок, 17 април 2026

Trampi njoftoi se Kuba "e ka radhën"

Trampi njoftoi se Kuba

Uashington, 28 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se "Kuba e ka radhën" duke përmendur si shembuj veprimet e mëparshme ushtarake të SHBA-së në Venezuelë dhe Iran.

Gjatë forumit në Florida, Trampi nuk saktësoi se ç'farë veprimesh planifikon, por tha se qeveria në Havana është para kolapsit për shkak të krizës së rëndë ekonomike.

"E krijova këtë armatë të madhe. Thashë që nuk do të keni nevojë ta përdorësh kurrë, por ndonjëherë duhet ta bësh. Dhe, meqë ra fjala, Kuba e ka radhën", tha Trampi, duke shtuar më vonë me shaka, "bëni sikur nuk e thashë unë këtë".

Presidenti kubanez Migel Diaz-Kanel ka pranuar se Havana tashmë po negocion me Uashingtonin për të parandaluar një konfrontim të mundshëm ushtarak.

Ekonomia e Kubës është goditur rëndë nga mungesa e naftës që kur qeveria e re në Karakas, nën presionin e SHBA-së, ndërpreu furnizimet pas rrëzimit të Nikolas Maduros në janar. Tramp kishte thënë më parë në fund të shkurtit se po shqyrtonte një "marrje miqësore të kontrollit" të Kubës. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан