Izraeli njoftoi për raketat e para nga Jemeni pas përshkallëzimit me Iranin
- Një raketë u qëllua sot drejt Izraelit nga Jemeni, e para që nga fillimi i luftës me Iranin një muaj më parë, njoftoi armata izraelite.
Tel Aviv, 28 mars 2026 (MIA) - Një raketë u qëllua sot drejt Izraelit nga Jemeni, e para që nga fillimi i luftës me Iranin një muaj më parë, njoftoi armata izraelite.
Armata njoftoi herët këtë mëngjes në Telegram se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar, ndërsa mediat raportuan se raketa u kap me sukses pa viktima apo dëme materiale.
Në fillim të luftës – e cila filloi me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit në fund të shkurtit – milicia pro-iraniane Huthë shprehu "solidaritet të plotë dhe të palëkundur" me Teheranin. Kohët e fundit, është rritur frika se grupi islamist mund të përfshihet në konfliktin në Jemen.
Huthët kanë sulmuar vazhdimisht anije tregtare në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit.
Këto rrugë detare përfaqësojnë një lidhje kyçe midis Detit Mesdhe dhe Oqeanit Indian dhe konsiderohen si një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë. sa/
foto: arkivi