• петок, 17 април 2026

KE: Për katër vjet mbi 5.000 pacientë nga Ukraina janë transferuar në spitalet evropiane

KE: Për katër vjet mbi 5.000 pacientë nga Ukraina janë transferuar në spitalet evropiane

Bruksel, 16 prill 2026 (MIA) - Nga fillimi i luftës në Ukrainë në vitin 2022 më shumë se 5.000 pacientë janë transferuar për trajtim në spitale në të gjithë Evropën, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Pacientët janë transferuar në spitale në 22 vende evropiane, duke e përfshirë edhe Norvegjinë, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian.

Evakuimet e pacientëve të cilët vuajnë nga lëndime të rënda, sëmundje kronike dhe gjendje të ndërlikuara i koordinon KE-ja në bashkëpunim me Zyrën rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

"BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur sistemin e kujdesit shëndetësor të Ukrainës dhe për të siguruar që ata që janë më të prekshëm të marrin kujdesin që u nevojitet", theksohet në kumtesën e KE-së. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан