Irani i fali dy gazetaret të cilat raportuan për rastin Amini
- – Gazetaret e shpërblyera iraniane Nilufar Hamedi dhe Elahe Mohamedi janë falur, publikuan sot dy gazeta iraniane.

Teheran, 11 shkurt 2025 (MIA) – Gazetaret e shpërblyera iraniane Nilufar Hamedi dhe Elahe Mohamedi janë falur, publikuan sot dy gazeta iraniane.
Të gjitha procedurat juridike kundër Hamedit dhe Mohamedit janë anuluar, njoftuan gazetat Sharg dhe Hamihan, duke iu referuar avokatëve të gazetarëve.
Hamedi dhe Mohamedi ishin në mesin e raportuesve të parë në Iran të cilët publikuan lajmin për arrestimin dhe vdekjen e Mahsa Amini, iraniane e re me origjinë kurde, në shtator të vitit 2022. Ajo ndërroi jetë derisa ishte në paraburgim nga qeveria, pasi ishte arrestuar për kinse mbajtje të shamisë në mënyrë të gabuar.
Vdekja e Aminit shkaktoi protesta kombëtare kundër politikave represive dhe sistemit islamik të menaxhimit në vend.
Lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei para pak kohësh fali ose i uli dënimet për rreth 3.000 njerëz. Fillimisht ishte e paqartë nëse dy gazetaret kanë interes nga kjo.
Hamedi dhe Mohamedi ishin dënuar me burg nga ana e gjykatës revolucionare në fund të tetorit të vitit 2023 lidhur me valën e protestave dhe ishin akuzuar për bashkëpunim me SHBA-në.
Sipas gjyqësorit, kjo akuzë është hedhur poshtë, por kishin mbetur dy akuza për “propagandë kundër sistemit” dhe “shkelje të sigurisë kombëtare”.
Rasti i tyre tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare. Gjatë kohës sa vuanin burgun me kusht, Hamedi dhe Mohamedi ishin nderuar me Çmimin Botëror për Lirinë e Mediave në UNESKO. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s