• сабота, 10 јануари 2026

Irani e akuzon SHBA-në për protestat e dhunshme në Republikën Islamike

Irani e akuzon SHBA-në për protestat e dhunshme në Republikën Islamike

Teheran, 10 janar 2026 (MIA) – SHBA-ja është fajtore për "transformimin e protestave paqësore në dhunë, përmbysje dhe vandalizëm të përhapur" në Iran, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike në KB para Këshillit të Sigurisë. 

Irani dënon "sjelljen e vazhdueshme, të paligjshme dhe të papërgjegjshme të SHBA-së në koordinim me regjimin izraelit në ndërhyrjen në punët e brendshme të Iranit përmes kërcënimeve, nxitjes dhe promovimit të qëllimshëm të paqëndrueshmërisë dhe dhunës", shkroi në një letër ambasadori i Iranit në KB, Amir Said Iravani, në letër.

Diplomati e akuzoi Uashingtonin për “praktika destabilizuese” të cilat e minojnë kartën themelore të KB-së, i shkelin parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe i rrezikojnë themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. 

Në rrugët në Teheran, sipas informacioneve të kufizuara nga Irani, ku është në fuqi ndërprerja e internetit që zgjat më shumë se 24 orë, protestat u mbajtën mbrëmë edhe krahas paralajmërimeve kërcënuese me SMS porosi dërguar qytetarëve që të mos marrin pjesë, njoftoi Bi-Bi-Si. 

Të paktën 62 persona u vranë në protestat antiqeveritare, informoi dje agjencia amerikane e lajmeve “Aktivistë për të drejtat e njeriut”. 

Sipas agjencisë, e cila edhe në valët e mëparshme të dhunës gjatë kohës së protestave në Iran u tregua si burim i saktë, gjatë protestave ishin arrestuar të paktën 2.300 persona, transmetoi BTA. fc/

Foto: Arkivi

Остани поврзан