Interi mposht Atalantën dhe ngjitet në vendin e parë në Seria A
- Interi e ka fituar Atalantën me rezultatin 1-0 mbrëmë si mysafir në ndeshjen e raundit të 17-të të kampionatit italian të futbollit.
Bergamo, 29 dhjetor 2025 (MIA) - Interi e ka fituar Atalantën me rezultatin 1-0 mbrëmë si mysafir në ndeshjen e raundit të 17-të të kampionatit italian të futbollit.
Reprezentuesi argjentinas Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm në minutën e 65-të.
Në minutën e 35-të, një gol i sulmuesit të Interit, Markus Turam u anulua për pozicion jashtë loje pas një rishikimi të VAR-it.
Pas kësaj ndeshje përfundoi seria prej tre fitoresh e Atalantës në të gjitha garat. Me 22 pikë nga 17 ndeshje, ata gjenden në vendin e 10-të në Seria A. Interi ka 36 pikë nga 16 ndeshje dhe është ngjitur në vendin e parë.
Atalanta do të jetë nikoqir i Romës në ndeshjen e radhës më 3 janar. Interi do të luajë kundër Bolonjës në shtëpi më 4 janar.
Foto: EPA