Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar me Zvicrën në fokus të vizitës së punës të delegavionit qeveritar në Bernë
- Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e vazhdueshme zvicerane për proceset reformuese dhe demokratike në vend ishin në fokus të bisedimeve gjatë vizitës së punës të një delegacioni parlamentar të udhëhequr nga kryetari Afrim Gashi në Konfederatën Zvicerane.
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Intensifikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar, shkëmbimi i përvojave dhe mbështetja e vazhdueshme zvicerane për proceset reformuese dhe demokratike në vend ishin në fokus të bisedimeve gjatë vizitës së punës të një delegacioni parlamentar të udhëhequr nga Kryetari Afrim Gashi në Konfederatën Zvicerane.
Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi, në kuadër të vizitës së punës në Bernë, Konfederata Zvicerane, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, së bashku me delegacionin parlamentar, realizoi takime me Kryetarin e Parlamentit Federal të Konfederatës Zvicerane, Pjer-Andre Pazh, si dhe me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
"Në takimin me Kryetarin Pazh u shpreh kënaqësia e përbashkët për marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe gatishmëria për avancimin e mëtejmë të tyre. Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar nëpërmjet shkëmbimit të përvojave, ideve dhe praktikave të mira, me qëllim përforcimin e kapaciteteve parlamentare dhe proceseve demokratike. Kryetari Gashi e theksoi mbështetjen e rëndësishme dhe të vazhdueshme që Zvicra ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset reformuese dhe eurointegruese", qëndron në komunikatën e Kuvendit.

Në takimin me drejtuesit e SDC-së, ku nga pala zvicerane morën pjesë ambasadori Kristian Frutiger Frutiger, ndihmësdrejtor i përgjithshëm dhe udhëheqësi i Njësisë për Bashkëpunim Tematik, si dhe Severin Donet-Deskart, udhëheqës i Sektorit për Evropën Lindore, u theksua mbështetja afatgjatë dhe e rëndësishme zvicerane për zhvillimin demokratik, përforcimin institucional dhe proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Theks i veçantë gjatë bisedimeve iu kushtua Programit për Mbështetje Parlamentare (PSP), që zbatohet nga NDI-ja, i cili u vlerësua si segment jashtëzakonisht i rëndësishëm i partneritetit strategjik ndërmjet Kuvendit dhe Konfederatës Zvicerane. U theksua kontributi i programit në zhvillimin e Institutit Parlamentar, përforcimin e kapaciteteve administrative dhe hulumtuese, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit, si dhe në mbështetjen e proceseve të digjitalizimit dhe modernizimit të punës parlamentare", shtojnë ng atje.
Bashkëbiseduesit e konfirmuan gatishmërinë e përbashkët për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe vazhdimin e partneritetit në drejtim të përforcimit të standardeve demokratike dhe kapaciteteve institucionale.
Foto: Kuvendi