Instituti për studime të luftës: Rusia nuk është e gatshme për asnjë lëshim të rëndësishëm lidhur me Ukrainën
- Rusia nuk tregon "asnjë shenjë se është e gatshme në lëshime të rëndësishme lidhur me Ukrainën", publikoi sot Instituti amerikan për stufime të luftës (ISW).

Uashington, 19 shkurt 2025 (MIA) - Rusia nuk tregon "asnjë shenjë se është e gatshme në lëshime të rëndësishme lidhur me Ukrainën", publikoi sot Instituti amerikan për stufime të luftës (ISW).
Ky tink-tank theksojn se edhe pse përfaqësues rus dhe amerikanë janë takuar nël Arabinë Saudite që të bisedojnë për luftën në Ukrainë, qëllimet e presidentit rus, Vladimir Putin mbeten të pandryshuara.
Sipas raportit të NBC, të cilit i referohet ISW, agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe zyrtarët e Kongresit amerikan pohojnë se Putini ende synon kontrollin e plotë të Ukrainës dhe se ambiciet e tij janë "maksimaliste".
"Gjashtë burime konfirmuan se Putini mund të pranonte një armëpushim ose një marrëveshje paqeje vetëm për të lejuar ushtrinë ruse të rigrupohet dhe të rindërtohet. Ka indikacione se ai do të hynte në negociata vetëm për të parë se çfarë lëshimesh mund të merrte dhe të riintegrohej në komunitetin ndërkombëtar", thuhet në analizë.
Për më tepër, dy përfaqësues të kongresit dhe një ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane theksojnë se "ambiciet e gjera" të Putinit kanë mbetur të pandryshuara që nga administrata e Bajdenit.
Sipas ISW, asnjë vlerësim i inteligjencës nuk tregon se Putini ka ndryshuar strategjinë e tij për fitoren në Ukrainë, kurse deklaratat zyrtare nga Moska tregojnë se Kremlini nuk ka ndërmend të negociojë me qëllime të sinqerta. mb/
Foto: MIA