Inspektorati i tregut në terren, gjobat për mosrespektim të vendimeve për produktet bazike ushqimore nga 500 deri në 10.000 euro
- Nga Inspektorati shtetëror i tregut informojnë se nga sot inspektorët e tyre janë në terren dhe do të kryejnë kontrolle nëse respektohen vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave dhe për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Nga Inspektorati shtetëror i tregut informojnë se nga sot inspektorët e tyre janë në terren dhe do të kryejnë kontrolle nëse respektohen vendimet e Qeverisë për kufizimin e marzhave dhe për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
Konform Ligjit për tregti dhe Ligjir për mbrojtje të konsumatorëve, gjobat për mosrepsektim të këtyre dy vendeve lëvizin nga 500 deri në 1.000 euro, ndërsa të gjitha parregllsitë mund të raportohen në 191 ose në www.dpi.gov.mk.
Pas publikimit të dy vendimeve qeveritare në "Gazetën zyrtare" nga sot ato kanë hyrë në fuqi dhe vlejnë deri më 30 prill.
Konform Vendimit për të kufizuar marzhin bruto të fitimit, marzhi kufizohet në 102 grupe të produkteve ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore, edhe atë me 5 për qind buro marzh përfitues do të jenë qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe tipi 500, vezët, vaji i gatimit, kosi dhe jogurti, ndërsa me 10 për qind bruto marzh përfitues mishi dhe produktet e mishit, sheqeri, prodiktet e qumështit, gjalpi, frutat dhe perimet e konservuara, fasulja, orizi dhe brumërat. Me 15 për qind bruto marzhë kufizohen 39 produkte ushqimore dhe pajisje higjienike (frutat e freskëta dhe perimet, ushqimi i foshnjeve, pelenat, sapuni, letrat higjienike etj).
Në përputhje me Vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë, çmimet më të larta janë përcaktuar për tetë grupet e produkteve bazike ushqimore (qumështi, buka, mielli, tipi 400 dhe lloji 500, vezët, vaji i gatimit, kosi dhe jogurti), ku çmimet më të larta janë përcaktuar më 1 shkurt të këtij viti.
Shitësit me pakicë ishin të detyruar t'i etiketonin produktet e përfshira në vendime me mbishkrimin "Më pak shpenzime, më shumë për ju". mb/