• вторник, 18 јуни 2024

Iljas Veseli do ta zëvendësojë Blerim Bexhetin në vendin e kryetarit të komunës së Sarajit

Iljas Veseli do ta zëvendësojë Blerim Bexhetin në vendin e kryetarit të komunës së Sarajit

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Pasi kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, mori mandatin e deputetit, në vend të tij deri në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë Iljas Veseli, këshilltar në këtë komunë.

"E përgëzova misionin e ndërmarrë nga z. Iljas Veseli. Po ashtu shpreha gatishmërinë për mbështetje të parezervë, me të vetmin qëllim që Komuna e Sarajit të ruajë dinamikën e realizimit të projekteve që janë me interes për të gjithë banorët e komunës sonë", ka bërë të ditur Bexheti në një postim në profilin e tij në Fejsbuk.

Me rastin e fillimit të angazhimit të Iljas Veseli si zëvendëskryetar, thekson në postim Bexheti, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e Këshillit komunal Musa Alili të bashkëbisedojmë në lidhje me situatën e krijuar, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve të punës, në bazë të kompetencave ligjore. sa/

Foto: Fejsbuku i Blerim Bexhetit 

Остани поврзан