• сабота, 22 февруари 2025

IDF: Ushtarët izraelite mbesin të dislokuar në pesë lokacione strategjike në Liban

IDF: Ushtarët izraelite mbesin të dislokuar në pesë lokacione strategjike në Liban

 Tel Aviv, 17 shkurt 2025 (MIA) - Izraeli do të lërë një numër të vogël të ushtarëve në pesë lokacione strategjike në jug të Libanit pasi nesër skadon afati për tërheqjen e trupave izraelite të skadojë në kuadër të armëpushimit me Hezbollahun, deklaroi sot zëdhënësi ushtarak izraelit Nadav Shoshani.

 "Duhet të qëndrojmë në ato pika në këtë moment për të mbrojtur qytetarët izraelitë, për t'u siguruar që ky proces të përfundojë dhe përfundimisht t'ia dorëzojmë Forcave të Armatosura Libaneze", tha Shoshani.

 Ai tha gjithashtu se masa ishte në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, raportoi "Tajms of Izrael".

 Foto: EPA

 

Остани поврзан