IDF ka shkatërruar një tunel tël Hamasit i gjatë katër kilometra në pjesën jugore të Rripit të Gazës
- Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë shkatërruar një tunel të Hamasit katër kilometra të gjatë në Gaza, në të cilin ka pasur armë dhe hapësira operative.
Gaza, 25 janar 2026 (MIA) - Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan sot se kanë shkatërruar një tunel të Hamasit katër kilometra të gjatë në Gaza, në të cilin ka pasur armë dhe hapësira operative.
"Tuneli i Hamasit në Rripin Jugor të Gazës u shkatërrua paradokohe nga inxhinierë luftarakë. Tuneli ishte katër kilometra i gjatë, përmbante armë dhe kishte disa hapësira ku qëndronin operativët", njofton IDF.
Siç thonë, puna për prishjen e tunelit filloi një vit më parë dhe përfundoi në ditët e fundit.
IDF deklaroi më tej se pas një shkëmbimi zjarri me operativë terroristë në Rafah javën e kaluar, gjatë të cilit u vranë gjashtë persona të armatosur, ushtarët gjetën pajisje ushtarake, udhëzime për prodhimin e bombave dhe të paktën një pajisje shpërthyese në zonë. mb/
Foto: MIA