• сабота, 22 февруари 2025

Identifikohen trupat e 55 viktimave nga përplasja e aeroplanit dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Identifikohen trupat e 55 viktimave nga përplasja e aeroplanit dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Uashington, 3 shkurt 2025 (MIA) - Pesëdhjetë e pesë nga 67 personat e vdekur në përplasjen midis një aeroplani me udhëtarë të amerikan erllajns dhe një helikopteri ushtarak mbi lumin Potomak në Uashington janë identifikuar, deklaroi sot shefi i Njësisë kundër zjarreve, Xhon Doneli.

Një ekip i personelit ushtarak po përgatitet të fillojë nesër një operacion për të hequr rrënojat e dy aeroplanëve nga uji. Ata do të dërgohen në një hangar në aeroportin kombëtar Ronald Regan në Uashington.

Ndërkohë, familjet e viktimave nga katastrofa më e madhe ajrore në SHBA nga viti 2001 sot kanë vizituar vendin e ngjarjes së aeroplanit.

Dhjetëra persona arritën me autobusë dhe u shoqëruan nga policia në brigjet e lumit Potomak, në afërsi të vendit të aksidentit të aeroplanit.

Në aeroplan ishin gjithsej 64 persona - udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ndërsa në helikopterin Bllek Hok ishin tre persona ushtarak. Në mesin e udhëtarëve në aeroplan kishte dhe rrëshqitës të cilët ktheheshin nga kampionati i SHBA-së në Viçita, Kanzas. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан