• сабота, 22 февруари 2025

I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Kit Kelog fillon turneun evropian ku është i përfshirë edhe Kievi

I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Kit Kelog fillon turneun evropian ku është i përfshirë edhe Kievi

Uashington, 13 shkurt 2025 (MIA) - I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën Kit Kelog sot e fillon turneun evropian që do të zgjasë deri më 22 shkurt dhe përfshin Gjermaninë, Belgjikën dhe Ukrainën. Qëllimi i turneut është të mbështetet ideja e presidentit Donald Tramp për sigurimin e paqes në Ukrainë, si dhe interesat amerikane në fushën e sigurisë kombëtare, njoftoi Departamenti amerikan i shtetit në ueb faqen e tij. I dërguari special i presidentit do të marrë pjesë në konferencën për sigurinë në Mynih dhe do ta vizitojë selinë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Bruksel, ku do të takohet me aleatët dhe partnerët e gjithë Evropës të cilët janë të gatshëm të bashkëpunojnë me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës ruse kundër Ukrainës dhe kthimit të stabilitetit në Evropë.

Në Ukrainë, Kelog do të takohet me përfaqësuesit qeveritar. "Presidenti Tramp publikisht  e bëri të qartë se luftimet duhet të ndalen dhe se SHBA është e gatshme ta mbështesë zgjidhjen e përhershme. I dërguari special është përkushtuar në kyerjen e diplomacisë së vështirë që do të jetë e domosdoshme që të arrihet qëllimi i presidentit", thekson Departamenti i shtetit. sa/

foto: EPA

Тагови

Остани поврзан