Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve mes Kosovës dhe Italisë
- Nga sot Italia dhe Kosova kanë filluar njohjen reciproke të patentë shoferëve, njofton redaksia shqipe e Radio Evropa e Lirë, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Prishtinë, 29 janar 2025 (MIA) - Nga sot Italia dhe Kosova kanë filluar njohjen reciproke të patentë shoferëve, njofton redaksia shqipe e Radio Evropa e Lirë, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Sipas komunikatës së ministrisë, hyrja në fuqi e marrëveshjes është “një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Itali”.
Numri një i policisë së Kosovës, Xhelal Sveçla në dhjetor të vitit 2024 bëri të ditur se një marrëveshje e tillë është arritur edhe me Kroacinë.
Në vitin 2022, Kosova dhe Gjermania ranë dakord për njohjen reciproke të patentë shoferëve, ndërsa ministria e Kosovës paralajmëroi se po punon për marrëveshje të ngjashme edhe me Kanadanë, Turqinë, Austrinë dhe Italinë, rikujton Radio Evropa e Lirë.
foto: printskrin