Hjuman rajts uoç: Ngrirja e ndihmës amerikane i përkeqëson kushtet në kampet në Siri
- Hjuman rajts uoç paralajmëroi se pezullimi i ndihmës amerikane mund të përkeqësoj kushtet në kampet, që strehojnë të afërm të xhihadistëve të dyshuar të SHI-së në Sirinë verilindore, duke i bërë thirrje Uashingtonit ta vazhdojë mbështetjen.

Nju-Jork, 7 shkurt 2025 (MIA) - Hjuman rajts uoç paralajmëroi se pezullimi i ndihmës amerikane mund të përkeqësoj kushtet në kampet, që strehojnë të afërm të xhihadistëve të dyshuar të SHI-së në Sirinë verilindore, duke i bërë thirrje Uashingtonit ta vazhdojë mbështetjen.
Në kampet dhe burgjet në rajonin e administruar nga kurdët ende ndodhen rreth 56.000 persona me ose të dyshuar për lidhje me grupin SHI, disa vite pas disfatës territoriale të xhihadistëve. Aty përfshihen xhihadist të dyshuar nëpër burgje, si dhe gra dhe fëmijë të luftëtarëve të SHI-së, të cilët ndodhen në kampet Al-Hol dhe Roj.
"Pezullimi i ndihmës së huaj nga Qeveria amerikane për organizatat joqeveritare që punojnë në këto kampe përkeqëson kushtet, e rrezikshme për jetë, duke rrezikuar destabilizim të mëtejshëm të situatës së sigurisë", thuhet në njoftimin e HRU-së.
Grupi për të drejta njoftoi se ngrirja e ndihmës mund të "kufizojë ofrimin e shërbimeve bazë për banorët e kampit". qa/bsh/