• петок, 20 февруари 2026

Hiqet ndalesa për qarkullim në pikëpagesën Otovicë, ndalesë për kamionë në Pletvar

Hiqet ndalesa për qarkullim në pikëpagesën Otovicë, ndalesë për kamionë në Pletvar

Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Nga ora 9:30 komunikacioni në pikëpagesën Otovicë, respektivisht aksin rrugor Veles - Shkup u normalizua, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në këtë aks rrugor ishte i mbyllur plotësisht nga ora 9 për shkak të pastrimit të borës.

NP Rrugët e Maqedonisë kumtoi se nga ora 9 është vendosur ndalesë për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në vendkalimin malor Pletvar.

Shërbimet kompetente apelojnë që shoferët ta ndjekin gjendjen në rrugë dhe t'i respektojnë masat e përkohshme në trafik. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан