Hiqet ndalesa për qarkullim në pikëpagesën Otovicë, ndalesë për kamionë në Pletvar
- Nga ora 9:30 komunikacioni në pikëpagesën Otovicë, respektivisht aksin rrugor Veles - Shkup u normalizua, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Nga ora 9:30 komunikacioni në pikëpagesën Otovicë, respektivisht aksin rrugor Veles - Shkup u normalizua, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Komunikacioni në këtë aks rrugor ishte i mbyllur plotësisht nga ora 9 për shkak të pastrimit të borës.
NP Rrugët e Maqedonisë kumtoi se nga ora 9 është vendosur ndalesë për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në vendkalimin malor Pletvar.
Shërbimet kompetente apelojnë që shoferët ta ndjekin gjendjen në rrugë dhe t'i respektojnë masat e përkohshme në trafik. bsh/
Foto: MIA arkiv