Hiper: BE-ja mirëpret faktin që zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan në një atmosferë paqësore
- Bashkimi Evropian e mirëpret faktin që zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan në atmosferë paqësore, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.

Bruksel, 10 shkurt 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian e mirëpret faktin që zgjedhjet e djeshme parlamentare në Kosovë u zhvilluan në atmosferë paqësore, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.
"Dje, populli i Kosovës ka votuar në zgjedhjet parlamentare. Ne e mirëpresim faktin që këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë paqësore”, tha Hiper.
Ajo kujtoi se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas dërgoi një mision vëzhgues për zgjedhje në Kosovë, të udhëhequr nga eurodeputetja Natali Loazo, e cila monitoroi situatën në terren.
"Ky mision është edhe dëshmi e përkushtimit të fortë të BE-së ndaj Kosovës dhe proceseve të saj demokratike", tha Hiper, duke bërë të ditur se misioni monitorues nesër në konferencë për shtyp do t'i prezantojë vëzhgimet e tij për rrjedhën e zgjedhjeve në Kosovë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s