• сабота, 22 февруари 2025

Hija e luftës së mundshme tregtare varet nga marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në

Hija e luftës së mundshme tregtare varet nga marrëdhëniet e BE-së me SHBA-në

Bruksel, 2 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp këtë javë i përsëriti kërcënimet e tij se do të vendosë tarifa për mallrat e importuar nga Bashkimi Evropian në SHBA, njoftime të cilat shkaktojnë shqetësim në BE, edhe pse liderët evropianë bëjnë përpjekje të manifestojnë qetësi dhe gatishmëri për biseda dhe kompromise për tejkalimin e dallimeve.

Trampi të premten nga Shtëpia e Bardhë porositi se në mënyrë "absolute" do të vendosë tarifa për importin evropian në tregun amerikan, duke akuzuar Unionin për praktika të padrejta tregtare dhe trajtim të "tmerrshëm" të SHBA-së.

Sipas tij, tregu evropian kryesisht është i mbyllur për plasmanin e produkteve amerikane, që dëshmon edhe deficiti i madh i SHBA-së në këmbimin tregtar me BE-në.

Kërcënimet e tilla Trampi i bëri gjatë një fjalimi me video në Forumin Ekonomik Botëror në Davon gjatë javës së kaluar, duke theksuar se ai e do Evropën, por BE-ja është "shumë shumë e padrejtë" ndaj SHBA-së në tatimin e saj të lartë korporativ, me dënimet për kompanitë informatike-teknologjike amerikane dhe me suficitin e saj në këmbimin e ndërsjellë tregtar.

"Nga këndvështrimi i Amerikës, BE-ja po na trajton shumë shumë padrejtësisht, shumë keq. Ata nuk i marrin prodhimet tona bujqësore dhe nuk i marrin automobilat tanë, por megjithatë na dërgojnë automobila me miliona", tha Tramp duke porositur se ishte "koha për të paguar".

Sipas të dhënave statistikore të BE-së, blloku në vitin 2023 realizoi suficit tregtar në këmbim të mallrave me SHBA-në nga 156,6 miliardë euro, por edhe deficit prej 104 miliardë euro në këmbim të shërbimeve.

Поранешниот американски претседател Доналд Трамп ги отфрли последните тврдења дека планирал државен удар во САД доколку Џо Бајден победи на претседателските избори во 2020 година.

Lidhur me njoftimet e tij të fushatës për të futur një "taksë universale" prej 10 deri në 20 për qind për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tramp tha në Davos se ata që "nuk prodhojnë në Amerikë thjesht do të duhet të paguajnë një taksë" për produktet e tyre.

Ministri i ri amerikan i Financave Skot Besent, pas fjalimit të Trampit në Davod u përpoq të "ulë topin", duke porositur se mesazhet e tilla të presidentit të SHBA-së "nuk janë kërcënim", por qëndrim nga "strategjia më e gjerë negociatore që synon forcimin e industrisë amerikane".

Megjithatë, kërcënim ose jo, njoftimet e Trampit shkaktuan një cikël të hidhur dhe shqetësim në BE, e cila po përpiqet të promovojë masa për nxitje të ekonomisë së saj të ngadalësuar, rritja e së cilës dukshëm mbetet pas asaj të ekonomive të SHBA-së dhe Kinës.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, gjithashtu, nga Davosi bëri thirrje për prishjen e barrierave dhe paralajmëroi gatishmëri për "pragmatizëm" në marrëdhëniet tregtare me SHBA-në, por edhe mbrojtje të interesave të BE-së, ndërsa shefja e Bankës Qendrore Evropiane Kristin Lagard apeloi për thjeshtimin e procedurave dhe heqjen e barrierave në tregti.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Kaja Kallas tha se Unioni gjithmonë është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo administratë amerikane dhe pres një bashkëpunim shumë të mirë me autoritetet e reja në SHBA

"Kuptohet, stili i administratave të ndryshme është i ndryshëm dhe ne duhet t'i përshtatim metodat tona të punës me të", tha Kallas.

Според Калас, Европската Унија мора да ги зголеми трошоците за одбраната за да се „подготви за најлошото“ и да може да се брани самата од воинствената Русија, ако тоа биде потребно.  

Ajo shtoi se politika e Uashingtonit ka "ndikime të mëdha" ndaj BE-së dhe qasja e saj e re kërkon mbyllje të radhëve, sepse BE-ja dhe SHBA-ja janë më të forta vetëm kur janë të bashkuara.

"Evropa është një lojtar ekonomik i kategorisë së rëndë dhe një partner i besueshëm, SHBA është aleati ynë më i afërt. Kundërshtarët tanë bashkëpunojnë shumë ngushtë, prandaj edhe ne duhet. Vetëm të bashkuara Evropa dhe SHBA-ja do të jenë më të forta dhe më të sigurta", shtoi Kallas.

Zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo tha se mesazhi se BE-ja nuk ka njohuri për vendosjen e ndonjë tarife shtesë për produktet evropiane, duke shtuar se tarifat "krijojnë përçarje të panevojshme ekonomike".

"Marrëdhëniet tona tregtare dhe investuese me SHBA-në janë më të mëdha në nivel global. Tregjet e hapura dhe respektimi i rregullave tregtare ndërkombëtare janë nga vlera thelbësore për një rritje ekonomike të fortë dhe të qëndrueshme", tha Pinjo.

Edhe krahas mesazheve të tilla qetësuese ndaj Shtëpisë së Bardhë, në BE ekziston frikë se me mbështetjen e manjatëve të industrisë teknologjike-informatike, Trampi mund "ta ndajë Evropën", duke vendosur marrëdhënie më të afërta dhe lidhje tregtare me disa nga vendet anëtare, si Italia ose Hungaria.

"Ekziston një rrezik i vërtetë që disa vende anëtare të tentojnë të marrin lëshime nga Trampi në llogari të dobësimit të pozitës së vetme negociatore evropiane", konsideron analisti politik në Qendrën e Berlinit "Zhak Delor", Artur Lajhthamer.

Њујорк тајмс објави дека најмалку пет вработени во „Спејс Икс“ (SpaceX) добиле отказ откако во јавно писмо го критикувале однесувањето на извршниот директор на компанијата, Илон Маск

 Pikërisht, kompanitë amerikane të TI-së, si "Meta", "Ejpëll" dhe X, janë nën sulmin e Komisionit Evropian, i cili ka nisur hetimet për pajtueshmërinë e platformave të tyre onlajn dhe rrjeteve sociale me dispozitat e Ligjit për Shërbime Dixhitale të BE-së dhe përhapjen e dezinformatave dhe shprehjes së urrejtes. BE-ja ka diskutuar veçanërisht me themeluesin e Tesla-s, Ilon Mask pas kritikave të tij publike ndaj disa liderëve evropianë dhe mbështetjes së tij për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjermane, që në bllok ishte vlerësuar si "përzierja e tij në politikën evropiane".

Nënpresidenti amerikan Xhej-Di Vens u kërcënua me rishqyrtim të mbështetjes amerikane për Evropën, nëse KE-ja merr sanksione kundër "Iks", dhe Maskut, i cili në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të vitit të kaluar mbështeti Trampin dhe mori pjesë në fushatën e tij.

Plotësisht, përveç njoftimeve për tarifa për importin evropian dhe kërcënimet për "kundër masa" në rast të sanksionimit ndaj gjigantëve amerikan të TI-së, Shtëpia e Bardhë po kërkon gjithashtu edhe BE-ja të blejë më shumë energjensa nga SHBA.

Në mesazhin e tillë të Trampit, zëdhënësja e Komisionit Evropian për klimë, energji, banim, mjedis jetësor dhe tatim Ana-Kajza Itkonen u përgjigj se BE-ja është e gatshme të bisedojë me Uashingtonin rreth kërkesës për furnizimin e sasive më të mëdha të naftës dhe gazit nga SHBA.

"Prioritet është të bisedojmë për interesat e përbashkëta dhe të jemi të gatshëm për diskutime", tha Itkonen, duke theksuar se edhe pse vetë Komisioni Evropian nuk blen ose shet gaz të rrjedhshëm natyror (LNG) apo ndonjë burim tjetër të energjensave, megjithatë është e gatshme të bisedojë me përfaqësuesit amerikan në lidhje me këtë çështje.

Новите пловечки терминали за течен природен гас (ЛНГ) во Германија ќе ја чинат владата повеќе од двојно оваа година отколку што планираше, потврди денеска Министерството за економија.

Idenë për blerjen e sasive më të mëdha të karburanteve nga SHBA, disa herë e ka mbështetur edhe Komisioni Evropian si dhe Fon der Lajen, si një nga mënyrat për ndërprerje të varësisë së BE-së nga energjensat ruse.

Si rezultat i vendimit të BE-së për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia pas pushtimit të saj në Ukrainë, SHBA-ja është bërë furnizuesi më i madh i LNG-së dhe furnizuesi i dytë më i madh i gazit në Union. Që nga fillimi i këtij viti, mbi gjysma e LNG-së së importuar në vendet anëtare të BE-së ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që, sipas ekspertëve të ekonomisë, e vendos bllokun në një pozicion për të zëvendësuar varësinë e mëparshme energjetike ruse me energjinë amerikane dhe atë me çmim më të lartë.

 Profesori universitar nga Instituti i Vjenës, Branimir Jovanoviq, në një prononcim për MIA-n, theksoi se nëse Trampi i zbaton njoftimet e tij për vendosjen e tarifave për importet nga Kina dhe Evropa, kjo do të thotë fillimi i një lufte tregtare, siç ka gjasa që Pekini dhe Brukseli të përgjigjen me masa të ngjashme, të cilat do të rezultojnë në çmime më të larta të produkteve të importuara, ulje të importeve dhe eksporteve, rritje të inflacionit dhe ulje të aktivitetit ekonomik.

"Deri në çfarë mase do të varet nga ajo sa larg do të shkojnë gjërat, por në një skenar të butë, modelet tregojnë se rritja globale do të ngadalësohej me rreth 0.3 pikë përqindjeje dhe në rastin më të keq, me një pikë të plotë. Duke pasur parasysh se PBB-ja botërore është rreth 110 trilion dollarë, kjo do të thotë se kostoja e një lufte tregtare do të ishte midis 350 miliardë dhe 1.1 trilion dollarë në vit", thotë Jovanoviq.

Sipas tij, duket se Tramp do të përdorë tarifat si mjet për të arritur qëllime të tjera.

Ако сакате да ја поттикнете економската активност мора да ја стимулирате потрошувачка, тоа е еден од основните постулати за справување со секоја криза, порача вечерва поранешниот советник во

"Konkretisht, do të kërkojë që BE-ja të blejë më shumë armë, naftë dhe gaz nga Amerika dhe do ta shantazhojë atë për të vendosur tarifa nëse kjo nuk ndodh. Sipas deklaratave të deritanishme të politikanëve evropianë, duket se shumica e tyre pranojnë ta bëjnë këtë, që është një lloj gjunjëzimi para Trampit, por ndoshta do ta shpëtonte BE-në nga tarifat, të paktën për një kohë", thotë Jovanoviq.

Megjithatë, sipas tij, kjo do të jetë një zgjidhje afatshkurtër, sepse Tramp ndoshta do të ketë vazhdimisht kërkesa të reja, të cilat njerëzit në Evropë nuk do të mund t'i përballojnë. "Prandaj mendoj se është çështje kohe kur të vendosen tarifat", thotë Jovanoviq.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Brukselit për studime politike evropiane, Karel Lano, sërish beson se fokusi strategjik primar i Uashingtonit është ndaj Pekinit, ndërsa jo ndaj Brukselit.

"Obsesioni i tyre është Kina", mendon Lano.

Sipas tij, përfaqësuesit zyrtarë amerikane Evropën e konsiderojnë të dobër dhe e trajtojnë si të tillë.

"Ata veprojnë me premisën se çfarëdo politike të vendosë të udhëheqë Uashingtoni, Evropa do të vazhdojë ta ndjekë atë sepse ka nevojë për një partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për NATO-n dhe qëllimet e mbrojtjes", thotë Lano.

Ai beson se Trampi "ndoshta do të jetë mjaft i zgjuar" për t'i vënë vendet anëtare të BE-së kundër njëri-tjetrit dhe se ai do të përdorë varësinë e rëndë të sigurisë së Evropës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë presion ndaj Unionit gjatë negociatave për çështjet tregtare.

BE-ja tashmë ka përvojë me mosmarrëveshjet tregtare me administratën e Trampit gjatë mandatit të tij të mëparshëm presidencial, kur në vitin 2018 SHBA vendosi tarifa për importet e çelikut dhe aluminit nga vendet anëtare të BE-së. BE-ja iu përgjigj masës së Uashingtonit duke vendosur tarifa për disa produkte amerikane, si burboni, motoçikletat "Harli-Dejvidson" dhe xhinset.

Megjithatë, situata ekonomike në BE tani është dukshëm më e keqe se sa ishte shtatë vjet më parë, si rezultat i pandemisë Kovid-19, krizës energjetike dhe rritjes së kostove të lidhura me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Nëse BE-ja pranon disa nga kërkesat e Trampit në negociatat e ardhshme tregtare me SHBA-në, do të rezultonte me kosto shtesë, për të cilat nuk është e lehtë të sigurohen fonde, veçanërisht në kushtet kur "trëndafilat nuk po lulëzojnë" në ekonomitë më të mëdha evropiane. Gjermania për të tretin vit radhazi po përballet me recesion, Franca shënoi rritje të PBB-së prej vetëm 0.1 për qind dhe situata nuk është më e mirë as në Itali.

Deputeti në Bundestagun gjerman nga radhët e Partisë Socialdemokrate qeveritare të Gjermanisë (SPD), Nills Shmid, beson se Evropa këtë herë është shumë më mirë e gatshme për mandatin e dytë presidencial të Trampit, sesa për të parin, por optimizmin e tillë të tij nuk e ndajnë shumica e diplomatëve evropian.

Njëri prej tyre, në një prononcim për portalin "Euraktiv" të Brukselit, vlerësoi se mandati i dytë i Trampit do të jetë "shumë më i keq se i pari", duke theksuar se një pyetje kyçe në qarqet diplomatike është nëse Tramp do t'i përmbushë të gjitha kërcënimet që ka bërë në periudhën para inaugurimit të tij. "Me fjalë të tjera, pyetja e vitit është, a është ai vërtet aq i çmendur sa tingëllon?", deklaroi ai. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан