Hetim për aksidentin në rrugën “Fronti popullor” - 18-vjeçari që përplasi gruan nuk ka pasur patentë shoferi, ka ikur përmes “Tabanocit”
- Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për - Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 dhe Mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku nga neni 301 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal, ndërsa dy persona të tjerë dyshohen se e kanë ndihmuar atë pas kryerjes së veprës penale. Më 9 janar, 18-vjeçari i dyshuar si pjesëmarrës në trafik në rrugë publike, nuk i është përmbajtur rregullave dhe me këtë ka rrezikuar qarkullimin publik duke rrezikuar jetën e njerëzve.
Shkup, 10 janar 2026 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për - Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 dhe Mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku nga neni 301 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal, ndërsa dy persona të tjerë dyshohen se e kanë ndihmuar atë pas kryerjes së veprës penale. Më 9 janar, 18-vjeçari i dyshuar si pjesëmarrës në trafik në rrugë publike, nuk i është përmbajtur rregullave dhe me këtë ka rrezikuar qarkullimin publik duke rrezikuar jetën e njerëzve.
"Në rrugën 'Naroden front' (Fronti popullor) ai ka drejtuar automjetin 'Volksvagen pasat' dhe me automjetin ka kryer aktivitet të paligjshëm në korsinë e destinuar për qarkullim nga korsia e kundërt, pa u siguruar se mund ta bënte këtë pa rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në rrugë, me një shpejtësi të automjetit që nuk ishte e përshtatur me gjendjen e rrugës, dukshmërinë, dendësinë e trafikut dhe kushtet e tjera të komunikacionit. Përveç kësaj, ai po drejtonte makinën pa poseduar patentë shoferi. Në kushte të tilla me automjetin ai goditi të dëmtuarën, Luba Jakovleska e cila po kalonte rrugën si këmbësore. Nga goditja ajo pësoi lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari pa i ofruar ndihmë u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Viktima u transferua në Qendrën e emergjencës ku pavarësisht ndihmës së ofruar mjekësore ajo ndërroi jetë", thekson Prokuroria.
Dy të dyshuarit e tjerë, një burrë dhe një grua e kanë ndihmuar të dyshuarin i cili ka shkaktuar aksidentin rrugor të largohet nga vendi duke e çuar me makinën e tyre përmes pikës kufitare Tabanoc. Ata u privuan nga liria pas kthimit në vend dhe për ta prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit.
Foto: MIA