• сабота, 22 февруари 2025

Hegseth: Pushtimi rus ndaj Ukrainës është thirrje për zgjim, dy për qind shpenzime për mbrojte nuk mjaftojnë

Hegseth: Pushtimi rus ndaj Ukrainës është thirrje për zgjim, dy për qind shpenzime për mbrojte nuk mjaftojnë

Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) - Lufta në Ukrainë dhe pushtimi rus kanë kontribuar për rivendosje të NATO-s dhe na ka shtyrë të kuptojmë se Aleanca duhet të jetë e fuqishme dhe reale, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth para takimit të sotëm me ministrat e Mbrojtjes të Paktit në Bruksel.

"Për këtë qëllim presidenti amerikan, Donald Tramp ka bërë thirrje për rritje të shpenzimeve për mbrojtje në mbarë NATO-n. Vendet evropiane duhet të shohin se ky është një kërcënim urgjent dhe real për kontinentin. Ky agresion është thirrje për zgjim", theksoi Hegseth.

Siç njofton korrespondenti i MIA -s nga Brukseli, Hegseth ka theksuar se SHBA-ja është pjesë aktive e NATO-s dhe do të vazhdojnë të jenë ajo, por se kur bëhet fjalë për shpenzimet e mbrojtjes dy për qind e BPV-së më nuk mjaftojnë.

"Tre, katër madje dhe pesë për qindl, siç tha presidenti Tramp janë vendimtare për përballjen me kërcënimet në të ardhmen", shtoi Hegseth.

Sipas tij, ekziston makineria ushtarake ruse, e cila po përpiqet të fitojë gjithnjë e më shumë territor në Ukrainë dhe që të parandalohet kjo nevojitet marrëveshje më e fuqishme evropiane.

"Roli im si përfaqësues i SHBA-së është të flas realisht për rrjedhën e atij konflikti. Ju e patë se si dje presidenti Tramp, i cili është negociatori më i mirë në botë, i bashkoi të dyja palët për të gjetur një paqe të vërtetë, që në fund të fundit është ajo që ne të gjithë duam", tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së.

Hegseth theksoi se qëllimi i Trampit me bisedimet e djeshme me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensk, ishte të mundësonte arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të përhershme në kontinent dhe të ndalonte vrasjen, e cila është në interes të Evropës dhe SHBA-së.

Ai theksoi se në takimin e sotëm pret një diskutim të sinqertë rreth asaj se "sa larg kemi arritur dhe si të arrijmë paqen në kontinent", si dhe sigurimin që Evropa të bëjë një hap përpara drejt forcimit të NATO-s dhe përfundimit të konfliktit.

Sipas tij, bota dhe Evropa janë më të sigurta kur NATO është e fortë, prandaj duhet të investohet në arritjen e këtij qëllimi. "Vetëm një NATO e fortë do të mbrojë botën e lirë dhe SHBA-ja do ta ruajë rolin e saj udhëheqës në këtë", shtoi Hegseth.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, nga ana e tij, tha se anëtarët e Aleancës duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes, sepse e dinë se nuk do të mund të mbrohen pas pesë deri në gjashtë vjet nëse nuk ndajnë më shumë për mbrojtjen.

"SHBA-ja me të drejtë po kërkon nga palët evropiane dhe kanadeze të NATO-s të bëjnë më shumë", tha Rute. Ai bëri të ditur se në takim do të bisedohet edhe për rritjen e prodhimit industrial, pasi siç tha ai nuk po prodhojmë sa duhet.

"Ne kemi nevojë për më shumë prodhim në bazën tonë industriale në mënyrë që të mund të vazhdojmë me Rusinë, Kinën dhe të tjerët", shtoi Rute.

Në lidhje me Ukrainën, ai tha se është e nevojshme të arrihet paqja në vend, të forcohet pozicioni ukrainas dhe të mos lejohet përsëritja e situatës me marrëveshjet e Minskut, të cilat arritën një paqe të paqëndrueshme. mb/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан