• сабота, 22 февруари 2025

Hegset: Pentagoni është i gatshëm t'i shqyrtojë të gjitha opsionet për Rripin e Gazës

Hegset: Pentagoni është i gatshëm t'i shqyrtojë të gjitha opsionet për Rripin e Gazës

Uashington, 6 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseh, para takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu në Uashington, deklaroi se Pentagoni është i gatshëm t'i shqyrtojë të gjitha opsionet në lidhje me Rripin e Gazës.

"Unë do të thosha përsa i përket Gazës - përkufizim i çmendurisë është të përpiqet të bëhet e njëjta gjë vazhdimisht", tha Hegset. 

Sipas tij, presidenti amerikan është i gatshëm të "mendojë jashtë kornizës, të kërkojë zgjidhje të reja dhe unike, dinamike për të zgjidhur problemet që dukeshin të pazgjidhshme".

"Jemi të gatshëm t'i shqyrtojmë të gjitha opsionet", shtoi Hegset. 

Presidenti amerikan, Donald Tramp dje në konferencë të përbashkët për shtyp me Netanjahun bëri thirrje për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Rripi i Gazës, në mënyrë që SHBA-ja të mund ta zhvillojë ekonomikisht zonën dhe ta kthejnë atë në një "rivierë të Lindjes së Afërt", gjë që ka shkaktuar akuzime globale. ls/

Foto: Uikipedia

 

 

Остани поврзан