Hapet vendkalimi Rafah midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit
- Vendkalimi Rafah ndërmjet Rripit të Gazës dhe Egjiptit u hap sot për herë të parë që nga maji i vitit 2024, ku kaluan 50 pacientë për të marrë trajtim jashtë enklavës palestineze.

Rafah, 1 shkurt 2025 (MIA) - Vendkalimi Rafah ndërmjet Rripit të Gazës dhe Egjiptit u hap sot për herë të parë që nga maji i vitit 2024, ku kaluan 50 pacientë për të marrë trajtim jashtë enklavës palestineze.
Sipas Dr. Mohamed Zakut, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë në Gazë në Ministrinë e Shëndetësisë, rreth 6.000 njerëz janë gati për evakuim përmes vendkalimit dhe 12.000 njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente.
Hapja e vendkalimit është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Gazë. Paraprakisht sot Hamasi liroi tre pengje izraelite.
Terminali i Rafahut është kryesor për dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë, por armata izraelite e mbylli atë në maj të vitit 2024.
BE-ja dje vendosi një mision ndihme në zonë për të ndihmuar personelin kufitar palestinez dhe do të lejojë transferimin e njerëzve jashtë Gazës, duke përfshirë ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor.