Hamnei: Irani nuk do të dorëzohet para protestave, SHBA-ja është fajtore për trazirat në vend
- Lideri suprem fetar iranian, ajatollahu Ali Hamnei sot deklaroi se Republika islamike nuk do të dorëzohet para protestave, ndërsa për trazirat në vend i akuzoi "elementet e huaja të cilat po tentojnë ta destabilizojnë vendin".
Teheran, 9 janar 2026 (MIA) - Lideri suprem fetar iranian, ajatollahu Ali Hamnei sot deklaroi se Republika islamike nuk do të dorëzohet para protestave, ndërsa për trazirat në vend i akuzoi "elementet e huaja të cilat po tentojnë ta destabilizojnë vendin".
"Secili duhet të dijë se Republika islamike erdhi në pushtet me gjakun e qindra mijë njerëzve të ndershëm dhe se nuk do të dorëzohet para sabotuesve", tha hamnei në fjalimin në televizionin shtetëror.
Duke folur për protestat në Teheran, ai tha se demonstruesit protestojnë për ta kënaqur presidentitn amerikan.
"Ata duan ta bëjnë të lumtur. Nëse do të dinte si ta udhëheqë vendin, do ta udhëhiqte vendin e vet. Duart e prresidentit amerikan janë të përlyera me gjakun e mbi 1.000 iranianëve", tha Hamnei, duke i komentuar sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit në qershor.
Ai shtoi se ka shumë probleme në kuadër të SHBA-së, transmeton "Iran Interneshënëll".
Hamnei u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë të bashkuar.
"Të dashur të rinj, ruajeni gatishmërinë dhe unitetitn tuaj. Kombi i bashkuar do ta mundë secilin armik", tha lideri fetar iranian.
Protestat për shkak të vështirësive ekonomike sot vazhduan në tërë Iranin.
Grupi për ndjekje në internet NetBlocks kumtoi se dje në iran ka pasur ndërprerje të internetit, që ka zgjatur deri më sot.
Agjencia amerikane HRANA kumtoi se gjatë trazirave janë vrarë së paku 34 demonstrues dhe katër pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërkaq janë arrestuar 2.200 persona, që, sipas analistëve, tregon për zhgënjimtë thellë nga situata momentale.
Autoritetet tentuan të mbajnë qasje të dyfishtë ndaj trazirave, duke thënë se protestat ekonomike janë legjitime dhe ofrojnë dialog, përderisa disa demonstratave iu përgjigjën me gaz lotsjellës në trazira të dhunshme në rrugë.
Gjatë trazirave aktuale shumë demonstrues shprehin mllef për shkak të mbështetjes së Iranit për militantët në Lindjen e Afërt, duke brohoritur "Jo Gaza, nuk ka Liban, jeta ime për Iranin" të frustruar për shkak të anashkalimit të perceptuar të problemeve vendore nga ana e autoriteteve. ab/
Foto:МIА arkivi