• сабота, 22 февруари 2025

Hamasi liron edhe tre pengje tjera, pritet lirimi i 183 palestinezëve nga burgjet izraelite

Hamasi liron edhe tre pengje tjera, pritet lirimi i 183 palestinezëve nga burgjet izraelite

Tel Aviv, 8 shkurt 2025 (MIA) - Lëvizja palestineze Hamas sot ua dorëzoi edhe tre prengje tjera përfaqësuesve të Kryqit të Kuq në qytetin Deir al Balah në Rripin qendror të Gazës, njoftuan mediat izraelite.

Televizionet publikuan pamje që tregojnë se si grupi radikal palestinez liron Ohad Ben Amin dhe Eli Sharabin, të dy të kapur si robër në Kibuc Beri në një sulm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe Or Levi i cili u rrëmbye gjatë festivalit muzikor Nova.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë 183 të burgosur palestinezë, 18 prej të cilëve janë duke vuajtur dënimet me burg të përjetshëm dhe 111 të kapur peng gjatë luftës së Gazës.

Dhjetra militantë palestinezë të maskuar dhe të armatosur u stacionuan në Deir al Balah në Rripin e Gazës ku ishte planifikuar që pengjet t'i dorëzohen Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) i cili pastaj do t'i transferojë tek forcat izraelite në Gazë. Përveç luftëtarëve të Hamasit në vendin e shkëmbimit u mblodh një turmë e madhe e civilëve palestinezë.

Ова е петта размена на заложници за палестински затвореници од почетокот на прекинот на огнот на 19 јануари. Досега Хамас ослободи 18 заложници, а од израелските затвори се пуштени повеќе од

 

Ky është shkëmbimi i pestë i pengjeve për të burgosurit palestinezë që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar. Deri më tani, Hamasi ka liruar 18 pengje, ndërsa nga burgjet izraelite janë liruar më shumë se 550 palestinezë.

Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit ka ndalur luftën 15 mujore në Rripin e Gazës, ku sipas burimeve palestineze janë vrarë më shumë se 47 mijë persona.

Pavarësisht disa trazirave, armëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Egjiptit deri tani është duke u respektuar.

Thirrja e papritur e presidentit amerikan Donald Tramp për palestinezët që të zhvendosen nga Gaza dhe Uashingtoni të ndërmarrë kontrollin e enklavës palestineze për ta kthyer Rripin e Gazës në një "rivierë në Lindjen e Mesme", megjithatë ka ngritur frikën se armëpushimi mund të dështojë, theksojnë agjencitë.

Foto: EPA

 

 

Тагови

Остани поврзан