Hamasi kumtoi se e anulon lirimin e radhës të pengjëve
- Hamasi sot kumtoi se në kohë të pacaktuar e vonon lirimin e grupit të radhës të pengjëve izraelite, të cilët mbahen në Gazë, duke pretenduar se Izraeli nuk ka respektuar kushtet e marrëveshjes së tyre për armëpushim.

Kajro, 10 shkurt 2025 (MIA) - Hamasi sot kumtoi se në kohë të pacaktuar e vonon lirimin e grupit të radhës të pengjëve izraelite, të cilët mbahen në Gazë, duke pretenduar se Izraeli nuk ka respektuar kushtet e marrëveshjes së tyre për armëpushim.
Më shumë pengje duhej të liroheshin të shtunën në këmbim për dhjetëra të burgosur palestinezë si pjesë të një marrëveshjeje për armëpushim, që hyri në fuqi më 19 janar, transmeton DPA.
Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida tha se asnjë peng tjetër nuk do të lirohet deri në njoftimin e mëtejshëm.
Deri tani ka pasur pesë shkëmbime pengjesh dhe të burgosurish në kuadër të fazës së parë të armëpushimit. Tre pengjë u liruan të shtunën e kaluar. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s