• петок, 21 февруари 2025

Hamasi i dorëzoi trupat e katër pengjeve izraelite në Kryqin e Kuq

Hamasi i dorëzoi trupat e katër pengjeve izraelite në Kryqin e Kuq

Tel Aviv, 20 shkurt 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas sot i dorëzoi trupat e katër pengjeve izraelite në Kryqin e Kuq  në Rripin e Gazës. Transmetimi i drejtpërdrejtë nga Kan Junis tregoi skenën me njerëz të tubuar të cilët duartrokisnin, derisa militantë të armatosur të maskuar vëzhgonin ceremoninë.

Katër arkivole të zeza u shfaqën në podium, prapa të cilit ishte një poster i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu i përshkruar si një vampir gjakatar mbi fotografitë e katër të vdekurve. "Krimineli i luftës Netanjahu dhe armata e tij i vranë me raketa nga aeroplanët luftarakë sionist", shkruhej krahas fotografive. Televizioni izraelit e quajti ngjarjen një "teatër terrori".

The spectacle was welcomed by cheering, yes cheering, Gazans.

There are no words for this depravity. pic.twitter.com/smIoIAzuaN

— Emily Schrader - אמילי שריידר امیلی شریدر (@emilykschrader) February 20, 2025

Sipas Hamasit, në mesin e të vrarëve janë dhe Shiri Bibas dhe dy djemtë e tij, Ariel dhe Kfir. Izraeli paralajmëroi se do t'i kontrollonte identitetin e trupave.

Ky është kthimi i parë i trupave të viktimave izraelite që nga fillimi i luftës në Gazë, e cila filloi pas masakrës së kryer nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023. Armata izraelite më parë kishte arritur të gjente dhe të merrte disa trupa pengjesh nga Gaza.

Hamasi thotë se anëtarët e familjes Bibas u vranë në sulmet ajrore izraelite në muajt e para të luftës. rq/ fc/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан