• среда, 15 јануари 2025

Hamasi e pranoi draft-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës

Hamasi e pranoi draft-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës

Doha, 14 janar 2024 (MIA) - Grupi palestinez Hamas e pranoi draft-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve, deklaruan dy përfaqësues anonim të përfshirë në negociatat në Doha.

Përfaqësuesi i Izraelit theksoi se është arritur përparim, ndërsa po finalizohen detajet.

Plani për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve duhet të dorëzohet në Qeverinë izraelite për miratim përfundimtar.

Katari sot njoftoi se Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Maxhed al Ansari negociatat rrjedhëse në Katar i vlerësoi si pozitive dhe produktive, por nuk dha detaje.

Katari, më shumë se një vit është ndërmjetësues i rëndësishëm në negociatat indirekte ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан